Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:09 30-07-2020 Foto e Ditës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka publikuar në facebook një foto tepër prekëse, ku shihen dy mjeke kolege, të cilat janë jashtë dyrve të një prej spitaleve Covid në vendin tonë.

Aty ku jeta vazhdon normalisht, edhe pse çdo ditë numërohen qindra të infektuar dhe shumë viktima. Për mjekët, kjo periudhë pandemie ka qenë shumë e vështirë, sfilitëse mund të themi, e megjithatë ata e kanë përballuar me mund e me djersë.

Kanë rrezikuar veten e tyre për të shpëtuar jetë. Në foto, shfaqen dy prej bluzave të bardha që shërbejnë në këto spitale, ku një prej të cilave është e përlotur dhe mbulon fytyrën me duar teksa ngushëllohet nga kolegia e saj.

“Heronj!”, shkruan Manastirliu krah fotos.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011286973953247
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-215454" }