Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:20 02-08-2020 Foto e Ditës

Kryeministri Edi Rama dha lajmin e trishtë se nëna e tij, Aneta Rama, nuk jeton më.

Rama i jep lamtumirën nënës, ndërsa ndër rreshta shkruan “Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë.” Aneta Rama është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm, në moshën 82 vjeçare.

“Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam”, shkruan Rama.

Newsbomb.al mëson se Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05.00 të mëngjesit të djeshëm në shtëpinë e saj. Ajo ishte e sëmurë, ndërsa prej ditësh ndodhej e shtruar në spital. Një javë më parë Aneta Rama kishte lënë spitalin dhe qëndronte në shtëpinë e saj.


Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012431859970093
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-215774" }