Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:41 03-08-2020 Foto e Ditës

Ambasadori i Shqipërisë në Kinë Selim Belortaja ka publikuar në profilin e tij një foto me ish-ambasadorë të Kinës në Tiranë dhe me profesor Zheng Enbo.

Belortaja shkruan se të gjithë në foto kanë kaluar vitet më të mira të moshës së tyre në Tiranë, teksa ka shtuar se të gjithë janë shqipfolës të shkëlqyer.

“Kjo foto më nxit një koment njerëzor, ..jashtë Dosjes Politike. Të gjithë kanë kaluar vitet më të mira të moshës ne Tiranë. Të gjithë shqipfolës të shkëlqyer. Njohës e transmetues të vlerave tona. Të gjithë te dashuruar e të përmallur me Shqipërinë..Me ish-ambasadore te Kinës ne Tirane dhe me të madhin Zheng Enbo që Naimin, Çajupin, De Radën e deri Dritëroin, Ismailin e Xhevair Spahiun i njeh ..pak më mirë nga unë", shkruan Belortaja në postimin e tij.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098159313201904
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-215881" }