Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:45 17-08-2020 Foto e Ditës

Ka qenë një nga vendet më të bukura të Shqipërisë, por Driloni në Pogradec duket se po shkatërrohet dita-ditës, dhe për këtë nuk e ka fajin natyra, por njerëzit.

Driloni i sotëm nuk i ngjan pothuajse aspak Drilonit të viteve të kaluara, ku gjelbërimi, uji i pastër dhe ambienti fantastik të bënte që të dashuroheshe me atë vend, ku fotot që shkrepeshin ishin të panumërta, raporton newsbomb.

Kushdo që ka shkuar në Drilon me siguri e ka një foto te ura e famshme, që dikur ishte vetëm për këmbësorët, ku fëmijët vraponin të lirë, ndërsa tashmë duhet të kalosh me frikë, pasi në atë urë kalojnë edhe makinat.

Por nuk mjafton me kaq, pasi edhe në mes të parkut të Drilonit shikon vetëm makina nga qytetarë të papërgjegjshëm, të cilët përtojnë që të bëjnë disa metra në këmbë dhe parkojnë brenda në park, duke u "vjedhur" fëmijëve hapësirën për të luajturm, raporton newsbomb.

Lexo:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011346101760864
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-217343" }