Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 05:56 19-08-2020 Foto e Ditës

Eurodeputetja shqiptare Arba Kokalari, e cila përfaqëson Suedinë në Parlamentin Europian është emëruar nga grupi i saj parlamentar si përgjegjëse për çështjet e Arktikut.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo në një postim në rrjetet sociale, ku shkruan se një nga çështjet më problematike të Arktikut është shkrirja e akujve.

Kokalari thotë se mezi pret të fillojë në pozicionin e rëndësishëm për të ndihmuar edhe vendin që ajo përfaqëson, Suedinë, që është gjithashtu vend arktik.

STATUSI NGA ARBA KOKALARI

Unë jam emëruar në përgjegjësinë e grupit tim për çështjet e Arktikut dhe do të zhvilloj politikat tona dhe do të negocioj një raport për mundësitë dhe sfidat e sigurisë në Arktik.

Akullii i detit po shkrin dhe ka pak vende ku ndryshimi i klimës ka po aq efekt sa këtu.

Ndryshimi i mjedisit Arktik ka çuar në rritjen e aktiviteteve në rajon, konkurrencën për nxjerrjen e burimeve natyrore dhe rrezikun më të lartë të tensionit apo konfliktit ushtarak.

Ne kemi nevojë për më shumë për bashkëpunim ndërkombëtar në fushë.

Mezi pres të punoj për këto çështje, të cilat janë të rëndësishme edhe për Suedinë si vend Arktik!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.013007164001465
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-217550" }