Tirana kthehet pas 11 vitesh në Champions dhe fiton 0-2 në transfertë ndaj Dinamo Tbilisi.
Bardheblutë e Egbo kanë qenë më mirë, teksa kanë lënë që kundërshtari të bëjë lojën. Pjesa e parë ka folur në raste për ekipin shqiptar, ndërsa Batha ka shkuar pranë golit. Duhej minuta e fundit e pjesës së parë, që Torassa të shënonte golin e avantazhit.
Me qetësinë e avantazhit djemtë e Egbo do të zhvillonin të njëjtin stil loje, duke pritur kundërshtarin, teksa në të 86-ën minutë, një kundërsulm dhe goditje e Muçit pritet nga portier I Dinamo Tbilisi, me Ismajlgecin që përfiton dhe shënon të dytin dhe golin e qetësisë. Me këtë rezultat fantasik Tirana do të presë në “Air Albania” Crevena Zvezdën mes datave 25 dhe 26 gusht.