Gazetarja e njohur Ola Bruko ka vizituar fshatin Piqerras në Borsh të Sarandës, ku është përballur me një 'histori çnjerëzore'.
Ajo ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale fotot e të moshuarës Elefteri, e cila jeton në rrugë në kushte mizerable.
Bruko thotë se ajo gjithë natën lëngonte nga uria dhe dhimbjet e trupit, të cilin e kishte tërë plagë. E mban frymën gjallë me çapa buke që i japin fqinjët, ndërkohë që të afërmit nuk e ndihmojnë.
Gazetarja i bën apel instancave përgjegjëse që të reagojnë për rastin në fjalë dhe t'i japin fund vuajtjeve të të moshuarës Elefteri.