Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:22 28-08-2020 Foto e Ditës

Kryeministri Edi Rama ka shkruar gjerë e gjatë rreth debatit që ka kapluar opinionin publik dhe median rreth pretendimit të Greqisë për të marrë 12 milje në detin Jon.

 Teksa thotë se nuk ka ende një marrëveshje të finalizuar me Greqinë premton se ai dhe partia që drejton nuk do bënin ‘kurrën e kurrës’ diçka që cënon interesin kombëtar.

“E vërteta është e thjeshtë. Kufiri detar nuk është si gardhi mes dy shtëpive dhe kur autoritetet greke thonë do zgjerohemi nga 6 në 12 milje, kjo nuk nënkupton se Greqia do gllabërojë ujrat territoriale shqiptare, por se thjesht shteti fqinj po ushtron të drejtën që buron nga Konventa e të Drejtës së Detit, miratuar në Montego Bay në vitin 1982. Sa për dijeni të njëjtin zgjerim, në ushtrim të së njëjtës të drejtë, Shqipëria e ka bërë dhe e ka depozituar në mars të vitit 1990 në Kombet e Bashkuara, çka nuk është kontestuar asnjëherë nga fqinjët tanë dhe qëndron në fuqi sot e përgjithmonë. Kjo e drejtë e jona, nuk është çështje negociate dhe negociatat për delimitimin e hapësirave detare nuk e cënojnë dot assesi të drejtën në fjalë. As për Shqipërinë, as për Greqinë”, shkruan Rama.

Lexo të plotë

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.011307954788208
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-218458" }