Nxehet situata politike teksa na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet parlamentare të 2021-shit.
Kryeministri Edi Rama zgjodhi të marrë nën drejtim qarkun e vështirë të Durrësit për zgjedhjet e ardhshme teksa surpriza vjen nga PD. Newsbomb.al mëson se Basha do të garojë përballë Ramës në qytetin bregdetar.
Burime në seline blu bëjnë me dije se brenda muajit shtator kreu i PD Lulzim Basha do caktojë kreret politikë të qarqeve. Njëkohësisht, në fund të shtatorit do jenë gati rreth 200 emrat e PD për t’u vendosur në listë pasi të jenë votëbesuar në bazen demokrate, raporton newsbomb.
Ndërkohe në selinë e PD po qarkullojnë zërat se Basha mund të shkoje të drejtojë qarkun e Durrësit për t’u perballur direkt me Ramën. Durrësi është një qark i rëndësishëm për rezultatin e zgjedhjeve për shkak të ndryshimit të shpeshtë të shifrave elektorale ndaj parashikohet një betejë e fortë në qytetin bregdetar.