Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 06:32 14-09-2020 Foto e Ditës

Duke nisur nga sot, që është dita e parë e shkollës, nxënësit duhet të kenë me vete çdo ditë një formular të vetëdeklarimit shëndetësor, të cilin duhet ta plotësojnë së bashku me prindërit.

Në formular prindërit duhet të deklarojnë që fëmijët e tyre nuk janë të prekur nga Covid, në të kundërt nuk lejohen të futen në shkollë.

Këtë veprim duhet ta bëjnë çdo ditë. Po ashtu edhe fëmija duhet të deklarojë nën përgjegjësinë e tij se ai dhe asnjë anëtar i familjes nuk është me Covid.

Mirëpo në rrjete sociale ka plasur një debat në lidhje me këtë formular, pasi prindërit dhe nxënësit që bëjnë deklarimin mund të jenë me Covid por ndërkohë nuk e dinë pasi nuk kanë simptoma dhe as nuk kanë bërë testin.

Sakaq debatet më të mëdha kanë qenë në lidhje me opsionin ku duhet të deklarojë nxënësi, se nuk ka Covid ai dhe as ndonjë familjar i tij, duke e ngarkuar me një përgjegjësi të cilën ligjërisht nuk mund ta ketë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Foto e Ditës
»
Article Logic
Execution time: 0.010821104049683
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-220287" }