Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:06 28-09-2020 Foto e Ditës

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka prezantuar planin e lehtësimit të masave për muajt në vijim, ku bën me dije se do të rihapen baret, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura.

Ato do të rihapen duke nisur nga 1 tetori, kurse klubet e natës dhe diskot do të vijojnë të mbeten të mbyllura.

"Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posatshme të sigurisë për rihapjen nga data 1 Tetor, të restoranteve dhe bareve në ambiente të mbyllura si dhe të pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt", bën me dije Manastirliu.

Do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011980056762695
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-221892" }