Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:04 30-09-2020 Foto e Ditës

sh-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nicola Gruevski dhe ish-ministri Mile Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”.

Gruevski dënohet në mungesë me një vjet e gjysmë burg, ndërsa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet burg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën. 

Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.

Ndërsa me 6 muaj burg me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.

Katër të fundit kanë rrënuar rrethojën e Komunës dhe kanë filluar të gjuajnë me lëndë të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal, raporton media maqedonase Alsat. Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit. 

Kujtojmë se ish-kryeministri Gruevski doli në përgjime ku kërkonte rrahjen e kundërshtarit politik.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012243986129761
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-222173" }