Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:32 08-11-2020 Foto e Ditës

Jill Biden do të jetë Zonja e Parë e SHBA që nga 20 janari, ditë kur pritet që bashkëshorti i saj Joe Biden të betohet si Presidenti i SHBA.

Çifti Biden ka postuar foton e parë si çift presidencial, ku shihen duke mbajtur një pankartë në dorë, e cila duket të jetë e vjetër, pasi shkruan “Dr dhe zv.presidenti Biden jeton këtu”.

Por Jill Biden e ka fshehur pjesën ku lexon “zëvendës”, për të treguar që Joe Biden tashmë është Presidenti i ri, ndërsa krah fotos shkruan se “Joe Biden do të jetë president për të gjitha familjet tona”.

Ndërkohë presidenti i sapozgjedhur Joe Biden mban një kapele në të cilën shkruhet “ne sapo bëmë 46”, për të treguar se është presidenti i 46 në historinë e SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Simpatizantit të LSI-së ‘i vjen në majë të hundës’, mbledh gjithë kartat e Njësisë 2 në Tiranë dhe i pret me gërshërë
»
Article Logic
Execution time: 0.012550830841064
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-226865" }