Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:47 24-11-2020 Foto e Ditës

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos ka lënë spitalin Evangelismos, ku ka qëndruar 12 ditë me radhë nën kurim pasi u prek nga covid-19, raporton newsbomb.al.

Lajmin e bënë të ditur vetë zyra e shtypit e spitalit grek, vendosur në Athinë, duke garantuar gjithë besimtarët se gjendja shëndetësore e Hirësisë së tij është e mirë.

“Do të lëshohet nga Spitali sot, pasi dymbëdhjetë (12) ditë shtrim në spital. Kryepeshkopi z. Anastasios pas daljes së tij nga spitali, do të mbetet në karantinë në shtëpi duke ndjekur të gjitha udhëzimet e përshkruara” thuhet në njoftimin e spitalit.

Në 11 nëntor, kryepeshkopi u dërgua me urgjencë drejt Athinës me një avion ambulancë të ushtrisë, edhe pse shfaqi simptoma të lehta.

LEXO:

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetarët dynden te Liqeni, Manastirliu bën thirrje: Nuk po e merrni seriozisht rrezikun
»
Article Logic
Execution time: 0.012290000915527
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-228890" }