Pasditen e djeshme u zhvillua një protestë para ministrisë së Brendshme, ku qytetarët protestuan për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha, i cili u vra në orët e para të mëngjesit të së hënës nga një efektiv policie.
Me pankarta në duar, qytetarët kanë bërë thirrje për drejtësi, ndërsa nuk kanë munguar as sharjet në drejtim të qeverisë, ndërkohë që ka patur edhe tentative për të goditur me gurë xhamat e ministrisë.
“Poshtë komunizmi”, “Unë jam Klodiani”, “Drejtësi për Klodianin” ishin disa nga thirrjet e protestuesve, që tashmë janë grumbulluar para ministrisë, e cila është e rrethuar nga kordone policore.