Foto e Ditës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:43 15-01-2021 Foto e Ditës

"Rrapi i Pirajve” është rrapi më i madh në vendin tonë, i cili është shpallur “Monument Natyre” dhe mbrohet me ligj, por po rrezikohet që të zhduket për shkak të një pompe uji.

Me një moshë rreth 600 vjeçare, perimetër 9.4 metër, diametrin e kurorës që përfshin shtrirjen e plotë të degëve 40 metër dhe me lartësi deri në 18 metër, ky rrap është krenaria e banorëve të fshatit Pirraj.

Janë banorët e fshatit ata që i bëjnë apel institucioneve vendore dhe qëndrore dhe kërkojnë të zhvendoset pompa e ujit që shërben për 5 familje, por që po dëmton një monument natyre.

Sipas gojëdhënës që tregojnë banorët, thuhet se një kalorës Arbër i cili po kthehej nga një betejë kundër ushtrisë osmane, u ndal për të pirë ujë tek burimi i Kishës së vjetër dhe sapo shuajti etjen, nguli pranë burimit bastunin dhe ky bastun shtriu rrënjët në terrenin e lagësht duke formuar edhe rrapin gjigand që shohim sot.

Fatkeqësisht rrënojat e mbetura të Kishës janë shkatërruar gjatë regjimit komunist, duke ndërtuar mbi të pompën e madhe dhe depozitate ujit që furnizon me ujë të pijshëm familjet e fshatit Piraj.


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Bie qeveria e Giuseppe Conte në Itali, Matteo Renzi tërheq 2 ministra
»
Article Logic
Execution time: 0.012215852737427
array(1) { ["section"]=> string(19) "foto-e-dites-235066" }