Një video e publikuar disa muaj më parë nga Newsbomb.al tregon procesin e transportimit të shumave të mëdha të parave nga kompanitë private përmes aeroportit të Rinasit.
Edhe grabitja e djeshme që mendohet se janë rrëmbyer miliona euro të bankave të nivelit të dytë, dyshohet se ndodhi pikërisht pranë këtij vendi, në mes të pistës së aeroportit, ku këta punonjës duket teksa ngarkojnë në aeroplan thasë plot me para.
E megjithëse shuma e parave është tepër e madhe, niveli i sigurisë duket të jetë tepër i ulët, punonjësit që transportojnë paratë, në videon e publikuar nga Newsbomb.al nuk duken të armatosur si edhe janë të paktë në numër.