Një grup socialistësh janë mbledhur para selisë së Partisë Socialiste sot paradite duke kundërshtuar ashpër kreun e tyre dhe kryeministrin Edi Rama.“Rama e ka kthyer partinë në çiflig të tij’’, kanë deklaruar socialistët. Sipas asaj që kanë thënë janë pjesë e lëvizjes ‘’Çohuni socialistë’’.
“ Prej 3 vitesh nuk bëhen zgjedhje’’, kanë pretenduar socialistët duke kërkuar riorganizimin e plotë të partisë. Të njëjtën gjë kërkoi edhe deputeti Ben Blushi në një deklaratë për media.