Artan Cuku, ish-drejtor i policisë së Shtetit në Vlorë është vrarë sot tragjikisht në ashensor në lagjen Dinamo, pranë “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë.
ARTAN CUKU DHE KARRIERA:
Artan Cuku ka mbajtur poste te rëndësishme ne Policinë e Shtetit ne një karriere 16 vjeçare. Por është liruar nga policia në qershor të vitit 2013 me urdhër te Artan Didit.
Arsyeja qe u dha ishte, “Për shkurtim funksioni organik dhe pamundësi emërimi ne nje vend tjetër”.
Artan Didi dha urdhër në 2013 për lirimin e tij nga detyra bashkë me një grup tjetër oficeresh të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Në kohën që u lirua nga puna, ai ka qenë oficer në Policinë e Shtetit.
Ai ka qenë edhe shefi i Anti-trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, shef krimesh në Tiranë, Shkodër e Fier. Cuku ka qenë edhe zv.drejtor i Krimeve në Policinë e Tiranës para se të emërohej drejtor në Vlorë.
SI NJIHEJ 40 VJEÇARI ARTAN CUKU NË VLORË (RRËFIMI I GAZETARIT ENRIK MEHMETIT PËR NEWS 24)
Artan Cuku ka shërbyer në qytetin e Vlorës për rreth dy vite. Ai u rikthye për herë të dytë në Vlorë sepse më parë ka qenë nën-drejtor i policisë në këtë qytet.
Rreth vitit 2010 kur ka qenë nën-drejtor i policisë ishte jo pak i njohur sepse ishte i pari që vendosi numrin e tij personal nëpër instritucione.
Ai mori mesazhe të drejtpërdrejta, pas vendosjes së numrit.
Cuku u njoh për kapjet më të mëdha të drogës, madje dhe për grabitjet me armë.
Mehmeti ndan një moment të shpëtimit të një qytetari i cili tentoi të digjej në Vlorë, ndërsa Cuku ndërhyri duke i shpëtuar jetën.
Ai ishte i pranishëm gati në çdo operacion. Cuku, si drejtor njihej përsa i përket operacioneve dhe arrestimeve të bujshme, ku dhe konferencat e shtypit drejtoheshin nga vet ai.