Sot është Dita Ndërkombëtare e Gruas. 8 marsi njihet në gjithë botën si dita që shërben për bashkimin e grave pa dallim feje, kulture, rrace, gjuhe, prejardhje...por sidomos për përpjekjet për barazi e drejtësi.
Dita Ndërkombëtare e Gruas e ka zanafillën që në shekullin XIX dhe në shtetet të ndryshme festohet si festë kombëtare. Zjarri që ra në New York ku mbi 140 gra humbën jetën shërbeu për vendosjen e ligjeve të reja lidhur me kushtet e punës.
Në Shqipëri ndërkaq, është bërë traditë që kjo ditë të festohet. Gratë organizohen së bashku në ambiente lokalesh e restorantesh ku nuk mungojnë as dhuratat në shenjë respekti e mirënjohje. Vitin e kaluar pati një tentativë nga ana e vajzave dhe grave për të organizuar një protestë në qendër të Tiranës por pjesëmarrja ishte shumë e ulët.