Gjatë luftës në Shqipëri morën pjesë dhjetëra oficerë britanikë të cilët kishin për detyrë të ndihmonin grupet guerrile për të luftuar gjermanët.
Një prej tyre ishte edhe Bill Tillman, i cili shërbeu në Shqipëri kryesisht 1 vit në jug të vendit.
Në foto dallohet një vajzë partizane e cila është fotografuar disa herë nga Tillman, diçka që ai nuk e ka bërë me askënd tjetër. Vajza e hijshme shqiptare, edhe me pse me këpucë të shqyera dhe pallto burrash, duket se ka lënë mbresa të veçanta tek Majori britanik.