Filmi “Dita zë fill” i regjisorit Gentian Koçi, është përzgjedhur si kandidat për Çmimin Oscar në kategorinë e Filmit më të mirë në gjuhën e huaj.
Dita zë fill apo Daybreak, tregon historinë e një nëne të re dhe djalit të saj një vjeçar. Ajo nis punë në shtëpinë e një gruaje të moshuar duke u përkujdesur për të, pasi dëbohet nga apartamenti i saj për shkak të mospagesës së qirasë, raporton newsbomb.al.