Ish-kryeministri Sali Berisha është nga ata politikanë që lobon vazhdimisht për mbajtjen e trupit në formë me aktivitete të ndryshme sportive.
Ndoshta nisur edhe nga profesioni i tij i parë si një mjek, Berisha ka treguar se është një sportadësh i madh. Pas rekordeve në not, ish-shefi i qeverisë na ka treguar se bën vazhdimisht ecje të lirë, sidomos buzë detit.
Berisha duket se ditën e djeshme e ka kaluar në Gjirin e Lalzit. Përmes një fotoje të publikuar në facebook, ai shfaqet i veshur i tëri sportiv, pasi ka bërë 10 km ecje buzë detit.