Kjo foto u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale, por ka shkaktuar një reagim shumë të ashpër në opinion publik në vend.
Bëhet fjalë për disa banorë të një fshati verior në zonën e Dibrës që kanë vrarë një ari. Ata shfaqen duke pozuar me ariun e pajetë dhe shkruajnë se e kanë bërë këtë gjë pasi ai u shkatërronte të mbjellat me misër.