Deputetja e PS Elisa Spiropali është bërë pjesë e një nisme për të ndihmuar një fëmijë të sëmurë.
Në Ersekë siç duket do të bëhet një koncert bamirësie e të ardhurat që do të mblidhen e do të shkojnë në ndihmë Samuelit i cili po kurohet në Greqi. Spiropali ka shpërndarë postimin e aktorit të humorit Erion Isai ku bëhet thirrje për të marrë pjesë në koncert. “Për Samuelin ! Mos mungoni të ndihmoni, aq sa mundni dhe sa doni”, kështu shkruan Spiropali.