Masakra në lumin Vjosë është një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit. Kompania private “Hari Lena” ka shkatërruar pamjen piktoreske të Grykës së Këlcyrës duke e betonizuar.
Shumë zëra janë bërë bashkë për të kundërshtuar katasrofën që kjo kompani po i bën Vjosës, një nga mrekullitë natyrore shqiptare.