Për gati katër orë me prezencën e mediave dhe një orë me dyer të mbyllura, dje në mbledhjen e Këshillit të Mandateve u zhvilluan debate të nxehta lidhur me heqjen ose jo të imunitetit të Saimir Tahirit.
Ajo që ra në sy ishte nxitimi i prokurorëve dhe anëtarëve të opozitës për të rrëzuar imunitetin e Tahirit me qëllim vënien e tij në pranga, çka u kundërshtua nga avokati i Tahirit, Artan Hajdari i cili kërkoi tre ditë kohë. Gjithashtu kreu i Komisionit, Gramoz Ruçi theksoi se ‘nguti’ për vendimmarjen është i paarsyetuar dhe vendosi shtyrjen e mbledhjes me 24 orë, raporton Newsbomb.al. Opozita pretendon se shtyrja bëhet qëllimisht për t’i dhënë kohë të akuzuarit të zhdukë provat.