Në tregjet e Tiranës dhe jo vetëm shumica e lodrave që tregtohen janë prodhime kineze.
Sipas inspektorëve ftalati, substancë organike që përdoret si tretës në lodra, maska, biberona, veshje etj dëmton veshkat, mëlçinë dhe organet e riprodhimit. Bisfenoli A (BPA) i pranishëm në plastikë shkakton probleme në proçesin e zhvillimit. Plumbi i pranishëm në plastikë dhe bojën e lodrave, është toksik. Kadmiumi në kontakt me pështymën tretet dhe gëlltitet.
Dëmton veshkat, shkakton diarre, marrje mendsh dhe të vjella. Krominëse gëlltitet shkakton irritim të syve, lëkurës dhe mukozave.