Një lajm i trishtë ka pushtuar prej ditës që djeshme të gjitha mediat shqiptare dhe rrjete sociale. Adelajda Xhamani, gazetarja, moderatorja dhe ish-konkurrentja e Big Brother Albania 2 ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit.
Policia në versionin e saj zyrtar sqaroi se shkak për vdekjen e parakohshme të saj u bë një arrest kardiak.
Adelajda dha frymën e fundit në banesën e saj ku jetonte e vetem në moshën 31-vjeçare. Lajmi për vdekjen e vajzës nga Kavaja, e cila do të mbahet mend se guxoi të thyejë tabutë ka prekur zemrat e të gjithëve. Ngushëllime familjes dhe miqve të saj!