Një ngjarje e rëndë ndodhi përpara parlamentit ku një 35-vjeçar ka tentuar të vetëdigjet duke i vënë flakën vetes.
Ai është Saimir Zalli dhe mësohet se ka tentuar 3 javë më parë të hidhet nga vinçi në qendër të Tiranës por falë negocimit me policinë u bë i mundur shpëtimi i tij.
Tentativa për vetëvrasje ka ardhur si pasojë e problemeve që Zalli ka me bashkëshorten e tij dhe më parë ka pretenduar se pas divorcit ajo nuk e ka lejuar të takohet me fëmijët e tij.