Aktorët shqiptar të filmit “Shok” kanë parakaluar në mbrëmje në tapetin e kuq të çmimeve “Oscar” së bashku me yjet e kinematografisë botërore. Lum Veseli, Andi Bajgora, Eshref Durmishi dhe Fisnik Ademi prezantuan denjësisht shqiptarët në eventin më të madh të kinematografisë botërore.
Gjithsesi, filmi kosovaro-britanik, “Shok” nuk ka arritur të shpallet fitues në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër. Por prezantimi deri në këtë nivel i një filmi shqiptar mbetet moment krenarie për të gjithë ne.