Foto e Ditës/ Ballist Morina, “non grata” në Elbasan Arena për ndeshjen me Serbinë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:34 02-10-2015 Foto e Ditës/ Ballist Morina, “non grata” në Elbasan Arena për ndeshjen me Serbinë

“Ballist Morina nuk do të jetë i pranishëm në stadium për ndeshjen kundër Serbisë”. Kjo është ajo çfarë ka pohuar përpara gazetarëve sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku.

Shulku nuk ka dhënë ndonjë arsye se përse është marrë ky vendim për të përjashtuar nga “Elbasan Arena”, njeriun e dronit, i cili u bë shkak që Shqipëria të fitonte në tavolinë tre pikët kundër Serbisë.

Mesa duket FSHF ka pasur edhe dakortësimin e kryeministrit Rama, kur dihet se kryeministri ka qenë tepër i përfshirë në organizmin e kësaj ndeshjeje, të rëndësishme për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2016.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097301006317139
array(1) { ["section"]=> string(84) "foto-e-dites-ballist-morina-non-grata-ne-elbasan-arena-per-ndeshjen-me-serbine-22151" }