Dy binjakë të lindur në një spital në San Diego përgjithmonë do të ndajnë ditëlindje të ndryshme, dhe vite të ndryshme lindjeje, raportojnë mediat amerikane.
Maribel Valencia, 22 vjeç I dha jetë vajzës së saj Jaelyn në orën 11.59 minuta të mbrëmjes ndërsa do të hynte viti i ri 2016 ndërkohë që më pas, erdhi në jetë djali i saj Luis, vetëm dy minuta më vonë, pasi kishte hyrë viti i ri, në 00.02 të 1 janarit 2016..
Të dy binjakët janë mirë me shëndet, ndërkohë që prindërit, janë të lumtur, pavarësisht se do të festojnë dy ditë, ditëlindjet e binjakëve.