*FOTO E DITËS- Dëbora mbulon Korçën, qyteti merr tjetër pamje për festa
Dëbora ka mbuluar qytetin e Korçës duke i dhënë tjetër hijeshi ditëve të festave. Viti i Ri e gjen Korçën, të zbardhur nga dëbora e dritat zbukuruese të qytetit që kanë ngjallur shumë atmosferë dhe pavarësisht të ftohtit, kanë bërë që korçarët të dalin nga shtëpitë e të shijojnë gjithçka që qyteti i tyre i bukur juglindor ofron.