Deputetja bukuroshe e Parlamentit të Shqipërisë, Esmeralda Shkjau, ka shpërndarë për miqtë një fotografi të veçantë. Shkaju ka postuar një foto ku duket me mbulesë me mesazhin: “Në nderim të ditës së mbulesës për të gjithë gratë myslimane”, shkruan ajo. Deputetja e PS-së shpesh është bërë pjesë e nismave për bamirësi dhe ka treguar një angazhim të madh për respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës në Shqipëri. Dita ndërkombëtare e mbulesës mbahet në datën 1 shkurt, ku mijëra gra myslimane dhe jo-myslimane veshin mbulesën Islame si një e drejtë themelore për gratë myslimane.