Foto e DItës/ Doktori i Shkencave të ‘’La Sapienza’’ braktis Shqipërinë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:47 31-05-2016 Foto e DItës/ Doktori i Shkencave të ‘’La Sapienza’’ braktis Shqipërinë

Një ikje e dhimbshme, duke mos e kthyer kokën pas, por duke menduar për të ardhmen e familjes. Me sa duket ky vend nuk ka për të menduar ndonjëherë për elitën, doktorët e shkencave, ata që kanë bërë e bëjnë sukses jashtë.

Kështu ka ndodhur me Rezart Bejkon nga Gjirokastra, i cili ka një ‘’PHD’’ në universitetin e mirënjohur të ‘’La Sapienza’’.

Ai është rikthyer në Itali, pa gjetur asnjë perspektivë në vendin tonë. Kështu ndodhi pak kohë më parë edhe më Rigerta Lokun, e diplomuar po në ‘’La Sapienza’’, e cila nuk gjeti dot asnjë mundësi në degën e saj, duke hapur një fermë me dhi në Rubik. Por ndryshe nga Loku, Bejko iku.

‘’Ikje! PHD La Sapienza. Rezart BEJKO, Shqipëria të nxori të tepërt vëllai im’’, i shkruan vëllai i tij, Roland Bejko, kryetar i PD-së së Gjirokastrës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0094420909881592
array(1) { ["section"]=> string(72) "foto-e-dites-doktori-i-shkencave-te-la-sapienza-braktis-shqiperine-41964" }