Në Londër është zgjedhur kryebashkiaku i ri. Ai është Sadiq Khan, mysliman. Por ajo që zbulohet për të është se është një mbështetës i madh i shqiptarëve. Kjo është një foto, gjatë fushatës. Koordinatori shqiptar për fushatën, Lavdrim Krashi shkruan:
‘’Urime të sinqerta e të përzemërta Sadiq Khanit, kryebashkiakut tonë të Londrës. Atij i pëlqenin takimet me qytetarët britaniko-shqiptarë në qytet.Në fakt ai mori pjesë në disa evente të komunitetit dhe mbeti i mahnitur nga Komuniteti Shqiptar në Londër se sa mirë ishin integruar dhe ishin komunitet i dashur. Ai kërkon të punojë ngushtësisht dhe të ndajë përvojën e tij me kryebashkiakët shqiptarë të Tiranës dhe Prishtinës’’.