Foto e ditës/ Mirela Ferracaku, deputetja më e re e Kuvendit me shkollë të mesme

Publikuar tek: foto-e-dites, më 09:02 27-11-2015 Foto e ditës/ Mirela Ferracaku, deputetja më e re e Kuvendit me shkollë të mesme

Pas dorëheqjes së Frrokut mandati i kalon zonjës Mirela Ferracaku e cila renditet e treta në listën e PKD-së.

Mirela Ferracaku ka lindur më 23 dhjetor të vitit 1983 në fshatin Trush të Shkodrës. Arsimimi i saj është i mesëm dhe rezulton se zonja Ferracaku nuk ka kryer studime universitare.

Deri në vitin 2012 ka punuar si ndihmës mjeke në Komunën e Bërdicës, vit në të cilin nisin edhe përpjekjet e saj për t’i hyrë politikës.

Fillimisht, Ferracaku ka tentuar afrimin me Partinë Fryma e Re Demokratike, por në vitin 2013 ajo kaloi në radhët e Partisë Kristian Demokrate duke edhe hyrë në listën për zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098781585693359
array(1) { ["section"]=> string(84) "foto-e-dites-mirela-ferracaku-deputetja-me-e-re-e-kuvendit-me-shkolle-te-mesme-26378" }