Foto e Ditës/ Olesia e vogël ka nevojë për ndihmën tonë

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:47 24-04-2016 Foto e Ditës/ Olesia e vogël ka nevojë për ndihmën tonë

Olesia e vogël, për të mbledhur kontributet e të gjithëve, ka pranuar të dalë edhe në foto, me sytë e saj të thellë e të zinj, e siç thonë familjarët dhe njerëzit që kërkojnë ndihmë për të, lufton çdo ditë me sëmundjen, madje pa e shprehur.

Olesia është diagnostikuar me tumor në kokë dhe u është nënshtruar dy operacioneve në shtetin grek, por për shërimin e saj të plotë, duhen edhe dy operacione të tjera që kushtojnë 50 mijë euro në total.

“Olesia thuajse nuk sheh, nuk ankohet nga dhimbjet, shtrëngon dhëmbët dhe lufton çdo ditë. Operacioni I radhës duhet të kryhet në 18 maj, por familja tashmë nuk ka mundësi financiare dhe është zhytur në borxhe për dy operacionet e para, ndaj apelon për ndihmë” thotë një familjar i vajzës 5 vjeçare. Për të gjithë ata që duan  të ndihmojnë Olesian, familja ka dhënë edhe numrin e llogarisë ku mund të kontribuohet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024991989135742
array(1) { ["section"]=> string(60) "foto-e-dites-olesia-e-vogel-ka-nevoje-per-ndihmen-tone-38513" }