Pelikanët e rrallë kaçurel kanë nisur prej disa ditësh cilkin e riprodhimit duke ndërtuar foletë në ishullin e pelikanëve. Administrata e Zonave te Mbrojtura-Qarku Fier njofton se ka vendosur roje 24 orë për t’i siguruar një pelikanëve një cikël sa më të qetë riprodhimi. Për ndërtimin e foleve në ishullin e vogël janë çuar dru dhe barishte ndërsa disa pelikanë kanë nisur ndërtimin e foleve, të tjerë po çiftohen por ka edhe shpendë që tashmë i kanë bërë vezët dhe po i ngrohin. Fotoja është realizuar nga fotografi Ardian Fezollari.