Foto e ditës për lajmin e ditës-Radovan Karaxhiç
Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë ka shpallur fajtor ish-gjeneralin suprem serb në Bosnje, Radovan Karaxhiç, duke e dënuar me 40 vite burg për genocid dhe 9 akuza të tjera gjatë periudhës së rrethimit të Sarajevës nga forcat civile serbe në vitet 1992-1995.
Radovan Karaxhiç u shpall fajtor për genocid, përndjekje, vrasje, dhunim të ligjeve të luftës, deportim, transferim me forcë, terror, pengmarrje dhe sulme të paligshme ndaj civilëve.
Gjykata e Hagës rrëzoi akuzën e parë për genocid duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme, ndërsa u shpall fajtor për akuzën e dytë, genocid në Serbrenicë.