Një ndeshje futbolli që zyrtarë të qeverisë zhvilluan me diplomatë të huaj dhe që në rrjetet sociale ka shkaktuar edhe humor duke aluduar se me këta lojtarë do ishim në finalen e Euro 2016.
Kapiten i Qeverisë “Rama” ishte ministri për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, ndërsa në ekip bënin pjesë ministrat Saimir Tahiri, Blendi Klosi, Arben Ahmetaj dhe Edmond Haxhinasto, deputeti Eduard Shalsi, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe socialisti Besnik Bare.
Ndeshja përfundoi me rezultatin 3-3 dhe golat për qeverinë janë shënuar nga Tahiri, Shalsi dhe kapiteni Çuçi.