FOTO E DITËS: Si rrallëherë kjo foto thyeu rrjetin (FLET ROBERT NDRENIKA)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:30 02-02-2017 FOTO E DITËS: Si rrallëherë kjo foto thyeu rrjetin (FLET ROBERT NDRENIKA)

*FOTOJA MË E BUJSHME NË RRJETET SOCIALE

Fotoja e të madhit Robert Ndrenika teksa priste në korridorin e QSUT në rradhë bëri xhiron e rrjeteve sociale.

Reagimi nga përdoruesit e rrjeteve sociale ishte masiv ndërkohë që një Spital privat duke u nisur nga fotoja është ofruar për ta marrë aktorin në ambientet e tij për një shërbim të posaçëm. Por vetë Ndrenika u ka thënë drejtuesve të këtij spitali se imazhi i shkrepur ka më shumë se një vit dhe se ndihet shumë mirë me shërbimin e QSUT, raporton newsbomb.al.

“Mjekët më kanë shërbyer gjithmonë në QSUT” është shprehur aktori i cili po kalon një gjendje gripale. Aktori ka falenderuar drejtuesit e spitalit duke i shprehur mirënjohjen pasi më parë askush nga spitalet private s'është interesuar për të. "Meqë po këmbëngulni do kaloj pas dy javësh ta bëj një vizitë te ju", ka thënë Ndrenika, raporton newsbomb.al.

Sa i takon fotos, newsbomb.al mëson është shkrepur në ambientet e kardiologjisë para më shumë se një viti dhe dikush e kishte fotografuar me qëllim publikimin e rastit pasi s'i kishte pëlqyer aspak që një aktor si Ndrenika priste gjysmë i kërrusur në karrige. Por ka qenë vetë Ndrenika ai që s'ka lejuar të publikohej rasti i tij asokohe, duke pohuar se mjekët ishin sjellë shumë mirë me të dhe kishte marrë shërbimin e nevojshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024139881134033
array(1) { ["section"]=> string(76) "foto-e-dites-si-rrallehere-kjo-foto-thyeu-rrjetin-flet-robert-ndrenika-67435" }