Kjo foto e këtij zjarrfikësi në Tiranë është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale dhe portaleve. Momenti është fotografuar dje, në Bibliotekën Kombëtare, e cila u përfshi nga flakët në katin e tretë të nëndheshëm.
Ky është njëri prej zjarrfikësve që luftoi dje me flakët për të shpëtuar pasurinë letrare të shqiptarëve dhe jo më kot ai së bashku me kolegët e tij konsiderohen “heronjtë e heshtur të Shqipërisë”.
Ndonëse vënë jetën e tyre në rrezik për të siguruar tonën, këta punonjës marrin paga qesharake dhe shpesh herë u mungojnë pajisjet e nevojshme për t’u përballur me zjarrin.
Momente të tilla kërkojnë të ndërgjegjësojnë autoritetet përgjegjëse për t’i kushtuar më shumë vëmendje punonjësve të zjarrfikësve por edhe atyre të policisë dhe shëndetësisë, të cilët kanë në duar jetët e të gjithëve ne.