Alket Islami sjell foton e parë nga lart të sheshit kryesor në qytetine Elbasanit, aty ku tifozët janë mbledhur për të parë spektaklin që po jepet nga Digitalb në qendër të qytetit. Kjo është foto e parë e sjell nga lart pë rata që janë mbledhur për të parë spektaklin dhe të tjerët që i janë drejtuar stadiumit ku presin të ndjekin ndeshjen Shqipëri – Armeni që fillon në Elbasan Arena në orën 18.00.
Ndërkohë duket se Elbasani është kthyer në një qytet feste. Shqiptarët mbarë botës presin fitoren ndaj Armenisë ndërsa stadium do të jetë plot. Madje është raportuar se ka pasur probleme me biletat. Shqiptarët duan ta fitojnë këtë ndeshje, për të vazhduar sfidën e lënë në mes në Beograd.