Foto e rrallë, 5 ish-Presidentët e Amerikës bëhen bashkë dhe mbledhin 31 milion dollarë, zbuloni kauzën e veçantë

Publikuar tek: bota, më 13:15 22-10-2017 Foto e rrallë, 5 ish-Presidentët e Amerikës bëhen bashkë dhe mbledhin 31 milion dollarë, zbuloni kauzën e veçantë

Pese ish-Presidentë të Amerikës kanë dalë bashkë në publik për herë të parë që nga viti 2013 në një koncert për të mbledhur para për viktimat e uraganit në Amerikë dhe Karaibe.

Demokratët Barack Obama, Bill Clinton dhe Jimmy Carter dhe Republikanët George H W Bush dhe George W Bush qëndruan të bashkuar për të mbështetur bashkëkombasit e tyre në një koncert në Teksas të shtunën në mbrëmje.

Donald Trump nuk ishte i pranishëm por bëri një video mesazh që falenderoi disa nga “ Shërbyesit më të mirë publikë të Amerikës” që iu bashkuan kësaj kauze.

Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj pyetjes se a ishte i ftuar aty Presidenti aktual Trump.

Përpjekja e ish-Presidentëve solli 31 milion dollarë që kur filloi.

Në një video-mesazh  në fillim të koncertit, pesë ish-presidentët shpjeguan pse po e bënin tërë këtë përpjekje, shkruan Mirror, raporton newsbomb.al.

Barack Obama tha: “Si ish-presidentë ne duam të ndihmojmë miqtë tanë në Amerikë që të marrin veten.”

Dhe Bill Clinton shtoi: “ Njerëzit janë lënduar, por si deklaroi një nga Teksasi, ka më shumë dashuri në Texas sesa ujë.”

Presidentët u inspiruan pas uraganit Harvey, i cili krijoi përmbytje të mëdha duke kërcënuar kështu një pjesë të mirë të Teksanëve.

Apeli u ngrit dhe për Floridën që u përfshi nga uragani Irma dhe në Porto Rico dhe Ishujt Amerikanë nga uragani Maria.

Duke folur gjatë koncertit, presidenti i 41 i SHBA George H W BUSH tha: “ është e rëndësishme që ata që janë prekur nga këto stuhi ta dinë se edhe nëse kjo rrugë e rimëkëmbjes duket si një rrugë që zgjat përgjithmonë, ne jemi aty për këtë përpjekje të gjatë të tyre.”

Five-former-US-presidents-attend-a-concert-at-Texas-AM-University-benefiting-hurricane-relief-eff.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shpërbërja e parlamentit të Katalonjës, mijëra qytetarë në protestë
Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me pemën, vdes shqiptari në Itali (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.0103919506073
array(1) { ["section"]=> string(117) "foto-e-rralle-5-ish-presidentet-e-amerikes-behen-bashke-dhe-mbledhin-31-milion-dollare-zbuloni-kauzen-e-vecante-96782" }