Foto e rrallë e trupit të pajetë të Hasan Prishtinës dhe vrasësit të tij

Publikuar tek: aktualitet, më 14:32 14-08-2015 Foto e rrallë e trupit të pajetë të Hasan Prishtinës dhe vrasësit të tij

Historiani Arben Llalla ka publikuar një fotografi të rrallë të patriotit të madh shqiptar Hasan Prishtina dhe vrasësit të tij, Ibrahim Çelo

Në fotografi trupi i pajetë ndodhet në morgun e Selanikut në Greqi dhe i përket 13 gushtit të vitit 1933. Fotografia e rrallë është zbuluar nga Arben Llalla rastësisht në mesin e një libri në bibliotekën e Studimeve Ballkanike në Selanik-IMXA.

Poshtë fotografisë shkruhet në gjuhën greke “Vrasja e Hasan Prishtinës”. Por sipas Llallës, në të njëjtin libër është edhe fotografia e vrasësit të Hasan Prishtinës, Ibrahim Çelo.

11863294_1165284330152277_3940596747986764794_n.jpg

U vra më 14 gusht 1933 në Selanik nga një "mik" i tiji, Ibrahim Çelo. Vrasja u krye në orën 2 mbasdite më datë 13 gusht 1933. Në rrugën Çimisqi u pa një zotëri i moshuar, i mbajtur mirë dhe me tipare simpatike, të ecte përkrah e të fjaloste me një person të veshur mirë, i gjallë, sa e tradhëtonte dhe toni i zërit. Arritën në kryqëzimin e rrugës Çimisqi-Vogaxhiku dhe po drejtoheshin për tek bakallhane “IVI” dhe në largësi dy hapa nga kinkaleria e invalidit J.Janopullo.

11889513_1165292770151433_1133747101924395959_n.jpg

Njeriu me pamje të zymtë nxorri rrufeshëm revolverin e markës “SMITH” dhe shtiu kundrejt bashkëbiseduesit 4 herë, i cili ishte Hasan bej Prishtina, që ra në trotuar. Kalimtarët e mbledhur nga të dy të shtënat, panë vrasësin të turret me mizori të parrëfyer mbi viktimën dhe t’i zbrazë edhe tre plumba të tjerë, dy në kraharor dhe të tretën në kokë, si e shtënë vdekjeprurëse, për të qenë i sigurtë për përfundimin e aktit të vrasjes. Fill pas krimit të tij vrasësi, që t’i ikë rrezikut prej turmës së mbledhur që u vu për ta kapur, ia dha vrapit nga rruga Vogaxhiku.

Gazeta greke "Nea Makedonika"

Gazetagrekehprishtinavrare.jpg

Në vitin 1977 eshtrat e tij u sollën nga Selaniku në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Fotografi të rralla, flutura ndalon te sytë e breshkës për të pirë lotët e saj
Prezantimi skandaloz i Shqipërisë në Expo Milano, ky video-koment i vë vulën »
Article Logic
Execution time: 0.012240886688232
array(1) { ["section"]=> string(78) "foto-e-rralle-e-trupit-te-pajete-te-hasan-prishtines-dhe-vrasesit-te-tij-18378" }