FOTO E RRALLË/ Ura e Gomsiqes, vepra e Gjovalin Gjadrit, moderne në gjithë Europën që u hodh në erë nga nazistët

Publikuar tek: aktualitet, më 09:18 29-08-2020 FOTO E RRALLË/ Ura e Gomsiqes, vepra e Gjovalin Gjadrit, moderne në gjithë Europën që u hodh në erë nga nazistët Ura e Gomsiqesh

Kjo është një foto e rrallë e Urës së Gomsiqes në Mirditë, vepër e Gjovalin Gjadrit e cila u hodh në erë nga nazistët dhe sot emri i Gjadrit nuk përmendet askund.

 

Këtë kujtesë e bën profesor Ardian Ndreca i cili thotë se ura ishte moderne në gjithë Europën dhe paraqiste forma elegante për vendin tonë.

“Me 29 gusht 1935 përurohej Ura e Gomsiqes, vepër e inxhinier Gjovalin Gjadrit (1898-1974).

Ai ideoi dhe zbatoi me sukses në atë projekt shumë risi për kohën. Ura paraqitej moderne në gjithë Europën dhe paraqiste forma elegante dhe të pazakonta për vendin tonë.

Në vitin 1936 ing. Gjadri paraqiti nji kumtesë rreth risive të saja në Berlin në Kongresin II të IABSE (International Association for Bridge and Structural Engineering) – ku ilustroi gjetjet e tija origjinale.

Mjerisht në tërheqjen e saj përfundimtare Ëehrmacht-i e hodhi në erë Urën e Gomsiqes prej së cilës na mbesin disa foto të bukura të Marubbit.

Në kronikën e kohës që shihni këtu emni i Gjadrit nuk përmendet askund. Por këto janë gjana që ndodhin dendun ndër shqiptarë”, shkruan Ndreca!

 

118659691_10158816651428921_8019345169788078818_n.jpg118510542_10158816651558921_7606337615591924908_n_1.jpg

118659691_10158816651428921_8019345169788078818_n_1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I infektuar më Covid-19, drejtori i i Entit Kombëtar të Banesave fiton betejën me virusin
Tërmet i fortë në Konispol, ja sa ishte magnituda »
Article Logic
Execution time: 0.01273512840271
array(1) { ["section"]=> string(116) "foto-e-rralle-ura-e-gomsiqes-vepra-e-gjovalin-gjadrit-moderne-ne-gjithe-europen-qe-u-hodh-ne-ere-nga-nazistet-218563" }