FOTO EKSKLUZIVE/ Brenda banesës ku u ngujua Lefter Zhidru, KALLËPET e TRITOLIT të lidhura me bombolat e gazit, KALLASHI iu gjet ngjitur me trupin

Publikuar tek: aktualitet, më 23:17 24-09-2020 FOTO EKSKLUZIVE/ Brenda banesës ku u ngujua Lefter Zhidru, KALLËPET e TRITOLIT të lidhura me bombolat e gazit, KALLASHI iu gjet ngjitur me trupin

Ka qenë një ngjarje shumë e rëndë ajo që ndodhi ditën e sotme në Elbasan, ku 71 vjeçari Lefter Zhidru u ngujua i armatosur në banesën e tij, ndërsa hapi edhe zjarr disa herë ndaj policisë, ku për pasojë u plagosën dy kalimtarë të rastit.

Pas rreth 5 orëve negociatash të pasuksesshme, forcat RENEA vendosën që të futeshin në shtëpinë e tij, por sërish 71 vjeçari hapi zjarr ndaj tyre, duke e bërë edhe më të vështirë situatën.

Duhej ndërhyrja e snajperve që të neutralizohej i moshuari, pasi 1 plumb në kokë i mori jetën dhe shmangu një tragjedi që mund të ishte shumë e madhe, pasi 71 vjeçari e kishte kthyer shtëpinë në një “minë me sahat”.

Ai kishte lidhur 5 kallëpe tritoli me bombolat e gazit, ku shpërthimi i tyre mund të kishte sjellë edhe shkatërrimin e pallatit, pasi ishin më shumë se 1 kilogram lëndë plasëse, ndërsa herë pas here qëllonte me kallash drejt policisë.

Në momentin që policia ka hyrë brenda, ka gjetur 71 vjeçarin e pajetë me një plumb në kokë, ndërsa afër tij qëndronte kallashi me 2 karikatorë të ngjitur me të, ndërsa aty pranë ndodhej edhe granata e RENEA-s me karakter ndriçues dhe shpërqëndrues.

Mbi sobë qëndronin 3 kallëpe tritoli, të lidhura me bombolën e gazit, ndërsa te dera Zhidru kishte vendosur një lavatriçe për t’i shpëtuar plumbave të policisë.

E vetmja mënyrë për të neutralizuar Lefter Zhidrun ishte ekzekutimi i tij, ndaj edhe RENEA e qëlloi me snajper, për të shmangur ndonjë tragjedi më të madhe nëse tritoli do të shpërthente.

119980111_1021208994986779_8905548759143395200_n.jpg120262381_613389812662607_3989517091304777428_n.jpg119978063_243011713806322_5678290601608637590_n.jpg120200343_791138894971654_4770578480121831029_n.jpg119979812_3402860453103702_6222992705091765144_n.jpg

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012008905410767
array(1) { ["section"]=> string(149) "foto-ekskluzive-brenda-baneses-ku-u-ngujua-lefter-zhidru-kallepet-e-tritolit-te-lidhura-me-bombolat-e-gazit-kallashi-iu-gjet-ngjitur-me-trupin-221569" }