FOTO EKSKLUZIVE/ Terroristi me armë vrapon nëpër rrugë, deri tani 5 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 16:07 07-04-2017 FOTO EKSKLUZIVE/ Terroristi me armë vrapon nëpër rrugë, deri tani 5 të vdekur

Kjo është fotoja ekskluzive për newsbomb.al që vjen nga rrugët e Stokholmit ku si pasojë e sulmit  të dyshuar terrorist, deri tani kanë mbetur të vdekur 5 persona dhe janë plagosur 10 të tjerë.

Por ndërkohë dyshohet për një sulm tjetër të mundshëm. Një burrë është fotografuar duke vrapuar nëpër rrugë i armatosur duke ngjallur panik te njerëzit të cilët janë izoluar të gjithë nëpër shtëpi nga policia.

NGA SULMI I NJË ORE MË PARË:

Tronditet Stokholmi- Një automjet ka hyrë me shpejtësi në një rrugë plot me kalimtarë në qendër të Stokholmit, Suedi. Raportohet deri tani për 5 të vdekur dhe për shumë të plagosur. Sipas informacioneve 2 prej viktimave janë terroristë e ndërsa 3 prej tyre ishin pjesë e turmës së kalimtarëve. Mediet raportojnë se janë dëgjuar edhe të shtëna me armë ndërsa lëvizja e autobusave, trenave e gjithçka tjetër është paralizuar.

Ngjarja ka ndodhur në Drottninggatan në një nga rrugët kryesore të këmbësorëve të qytetit, pak para orës 15:00 sipas kohës lokale.

Kjo zonë njihet si një nga zonat më të frekuentuar të shqiptarëve por deri tani nuk raportohet për asnjë person të lënduar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Londër, 1 shekull burg bandës shqiptare të kokainës
Sulmi i SHBA, Rusia në alarm ngre menjëherë sistemin anti-raketor në bazat siriane »
Article Logic
Execution time: 0.011672973632812
array(1) { ["section"]=> string(81) "foto-ekskluzive-terroristi-me-arme-vrapon-neper-rruge-deri-tani-5-te-vdekur-74433" }